Skuadra e Lille ka luajtur baras 1-1 në derbin rajonal ndaj Lens, xhiro kjo e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit francez.
Protagonist kryesor në këtë ndeshje ishte Edon Zhegrova i cili asistoi tek goli i Benjamin Andre, i shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë.
Zhegrova kompletoi tërë ndeshjen dhe përveç asistimit u angazhua shumë edhe në fazën defanzive dhe për këtë arsye ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofa Score.
Sulmuesi kosovar numëron një gol dhe një asistim deri më tash në edicionin e ri të garave në Ligue 1, teska kujtojmë që vitin e kaluar ai kishte shënuar tre gola dhe kishte bërë katër asistime në kampionat.
🇫🇷 Edon Zhegrova gets his first assist of the season! 🅰️🎯
https://t.co/GIgkxqUSrE— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) October 8, 2023
Pas këtij barazimi Lille gjen veten në pozitën e shtatë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara teksa ndeshjen e radhës do të jetë nikoqir i Brestit./Telegrafi/