Transferimi i ri i Manchester United, Edinson Cavani cilësohet si Alan Shearer kur është në fushë.
Por, kur ai nuk është duke luajtur futboll – e pëlqen punën në fermën e tij dhe e dashuron qethjen e deleve.
Sulmuesi uruguaian po ashtu është i pasionuar edhe pas baletit, gjersa është sulmuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germain, ku ka shënuar 200 gola në 301 paraqitje.
Kur Ligue 1 e përfundoi sezonin e kaluar para kohe shkaku i pandemisë me coronavirus, Cavani u rikthye në shtëpinë e tij për t’u ndihmuar familjarëve në punët e fermës.
Një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, lojtari shihet duket qethur delet dhe e ka pranuar se ai e dashuron këtë punë.
Në pamje mund të shikoni se ai nuk qëndron aty vetëm sa për të bërë foto, por i është përveshur punës.
Cavani ka postuar edhe disa foto të tjera duke kërcyer balet, e që për të është një vallëzim që i mundëson atij që të mbajë trupin në formë të mirë fizike, mirëpo edhe një relaks mendor. /Telegrafi/