Site icon Telegrafi

Edinson Cavani afër kalimit te Roma?

Raportimet e fundit nga mediat italiane, shkruajnë se sulmuesi Edinson Cavani është në prag të pajtimit për kushte personale me Romën.

33-vjeçari është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain është mbyllur, kështu që mund të negociojë se cilindo klub që ai zgjedh.

Cavani nuk është i huaj për Serien A, pasi ka luajtur te Palermo dhe pastaj te Napoli, kur u transferua për 64.5 milionë euro te PSG në 2013.

Mësohet se një ndërmjetës i caktuar nga lojtari do të takohet me Romën të martën ose të mërkurën për të nënshkruar marrëveshjen e re.

Ekzistojnë alternativa të tjera për Cavani, përfshirë Newcastle United, Inter ose një lëvizje në MLS. /Telegrafi/

Exit mobile version