Telegrafi

Edicioni i ri i XP GAME FEST vjen me gara në katër video-lojëra të ndryshme

Është lajmëruar edicioni i ri i festivalit të eSports XP GAME FEST.

Skuadrat më të mira shqiptare do të garojnë në turnetë e XP GAME FEST.

Edhe këtë vit si çdo herë fokusi kryesor shkon në video-lojën CS:GO, e cila është njëra nga më të preferuarat në mbarë botën.

Përveç CS:GO në XP GAME FEST do të ketë turne edhe në video-lojërat si: Valorant, Rocket League dhe Tekken 7.

Turnetë do të fillojnë së pari me kualifikueset online, ndërsa ngjarja kryesore do të mbahet në CINESTAR, Prishtina Mall me datat 17-18 qershor.

Si shpërblime për pjesëmarrësit do të ndahen rreth 10.000 euro, ku 7.000 prej tyre shkojnë për turneun e CS:GO. /Telegrafi/