Manchester United e ka nisur edicionin 2022/23 me humbje në “Old Trafford” përballë Brightonit me rezultat 2-0.
Epoka e Erik ten Hag te Djajtë e Kuq filloi me disfatë dhe nga tani e tutje ka ngritur shumë pikëpyetje për të ardhshme e skuadrës në këtë sezon.
Pas vetëm gjysmë ore lojë, Danny Welbeck asistoi te Pascal Groos, i cili realizoi për 1-0.
IT'S THAT MAN AGAIN! 🤩 pic.twitter.com/TloepSTXKH
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) August 7, 2022
Kaluan vetëm nëntë minuta nga goli i parë dhe Groos (39’), shënoi edhe të dytin për skuadrën e tij dhe të dytin personal.
Me këtë dy gola, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.
45 minutat e dytë sollën vetëm një gol, por që nuk ishte i mjaftueshëm që Manchester United të shpëtonte nga humbja.
YES! Back in it! 👊#MUFC || #MUNBHA
— Manchester United (@ManUtd) August 7, 2022
Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Alexis Mac Allister e futi topin në rrjetën e tij nga një goditje nga këndi.
Deri në fund, Unitedi u mundua të merrte një pikë, mirëpo Brightoni ishte i vendosur shumë mirë në mbrojtje, duke marrë kështu pikët e plota. /Telegrafi/