Të shtunën (11 janar 2025) fillon manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, organizuar nga Komuna e Gjilanit.
Me rastin e këtij manifestimi do të mbahen aktivitete të shumta, duke filluar me homazhe tëk varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për të vazhduar deri me 31 janar me aktivitete të tjera të shumta.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në edicionin e 34-të i “Flakës së Janarit”, ku theksoi se qyteti do të jetë qendër e aktiviteteve kulturoro-artistike.
“Për 3 javë, qyteti do të jetë qendër e aktiviteteve kulturore e artistike në nderim të dëshmorëve. Filma, festivale, ekspozita e panele do të kujtojnë sakrificën e tyre”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, fton qytetarët t’i bashkohen aktiviteteve për të nderuar traditën dhe për të mbajtur gjallë flakën e kujtesës. /Telegrafi/