Telegrafi

Edhe zyrtarisht Wolfsburg shkarkon trajnerin

Wolfsburg ka shkarkuar trajnerin, Dieter Hecking pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit.

Trajneri 52-vjeçar është i treti strateg që shkarkohet këtë sezon në Bundesligë pas Viktor Skrypnyk të Werder Bremenit dhe Bruno Labbadia të Hamburgut.

Këtë vit ‘Ujqërit’ kanë filluar sezonin me një ekip pothuajse krejtësisht të ri në krahasim me sezonin e kaluar, por me ambicie për të siguruar një vend në garat evropiane.

Në vend të kësaj, aktualisht skuadra gjermane renditet në vendin e 14-të të klasifikimit me vetëm gjashtë pikë në shtatë ndeshje. /Telegrafi/