Telegrafi

Edhe zyrtarisht: Guardiola largoi këtë futbollist prej Cityt

Kontratat e veteranëve të futbollit Martin Demichelis dhe Richard Wright u ka ardhur fundi në Manchester City.

Argjentinasi Demichelis kishte ardhur në klub në vitin 2013 nga Manuel Pellegrini, me të cilin kishte punuar edhe në Malaga.

Në sezonin e tij të parë në Etihad Stadium, ai i kishte ndihmuar Cityt ta fitojë Ligën Premier  me 35 paraqitje në të gjitha garat.

“Të gjithë në Manchester City iu dëshirojnë Martinit dhe Richardit të gjitha të mirat në të ardhmen dhe i falënderojmë shumë për shërbimet e tyre”, thuhet në një komunikatë të Cityt