Telegrafi

Edhe zyrtarisht, Arturo Vidal pensionohet prej kombëtares (Foto)

Arturo Vidal është një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares kiliane në vitet e fundit.

Ai vitin e kaluar ka fituar trofeun e vetëm me Kilin duke u shpallur kampion i “Copa America”.

Por, mesfushori tashmë sot i ka dhënë fund paraqitjeve me përfaqësuesen e vendit të vetë.

Ai i ka falënderuar të gjithë për ndihmesën që i kanë dhënë gjatë dhjetë vjetëve të kaluara te përfaqësuesja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Artura Vidalit

“Faleminderit për të gjitha këto vite të kaluara së bashku. Kemi “vdekur” sëbashku në terren, mësuam shumë nga vendi dhe njëri-tjetri. Jam i trishtuar, por jam krenar për lojtarët tanë dhe stafin e stërvitjes”, shkroi kiliani.

Ndryshe, 30-vjeçari i kanë mbetur vetëm edhe ndeshje për të arritur shifrën prej 100 paraqitje me Kilin ndërsa ka realizuar 23 gola.

Theksojmë se futbollisti ka luajtur për vetëm tre ekipe evropiane duke përfshirë Bayer Leverkusenin Juventusin dhe Bayern Munichun ndërsa karrierën e ka filluar në vitin 2005 te Colo Colo. /Telegrafi/