Site icon Telegrafi

Edhe Zubizarreta i bashkohet gjigantit francez?

Frank McCourt ka blerë tashmë skuadrën e famshme franceze të Marseillet.

E ndryshimet u panë dje në shtabin teknik, ku Rudi Garcia morri drejtimin e skuadrës franceze.

Lexo po ashtu Edhe Marseille me pronar miliarder

Ndërsa sot se presidenti miliarder do të ofrojë në radhët e klubit edhe një legjendë të futbollit, transmeton Telegrafi.

Ish zyrtari i Barcelonës është në bisedime të avancuara me pronarin e Marseilles.

Andoni Zubizarreta është aktualisht një analist televiziv, teksa në janarin e vitit 2015 u shkarkua prej Barcelonës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë pasi që janë paralajmëruar përforcime të mëdha te gjiganti francez. /Telegrafi/

Exit mobile version