Tom Brady, atlet, sipërmarrës dhe autor, është një nga njerëzit më të paguar në sport, me pasuri që kap vlerën e 27 milionë dollarëve
Edhe pse ka pasur sukses në fushën e futbollit dhe jashtë saj, 42-vjeçarit i është dashur të përshtatë balancën mes punës dhe shtëpisë për të ndihmuar bashkëshorten e tij, supermodelen Gisele Bundchen.
Në një intervistë me Howard Stern, Brad tregoi se para dy vitesh gruaja i shkroi një letër ku shprehu pakënaqësinë e saj në martesë dhe i kërkoi t’i përkushtohej më shumë jetës familjare.
“Luaja futboll gjithë sezonin, ndërsa ajo kujdesej për shtëpinë. Kur mbaronte sezoni, i përkushtohesha biznesit dhe trajnimeve. Ndërsa ajo priste që t’i vinte radha shtëpisë, fëmijëve.”
Brady shpjegon se kjo ndarje e pabarabartë e përgjegjësive shtëpiake shkaktoi një problem madhor në martesën e tyre. “Duhet të kontrolloja veten sepse edhe ajo ka ëndrra që do t’i bëjë realitet,” tha ai.
Problemi i Gisele Bundchen është problemi i shumicës së grave që mesatarisht bëjnë trefishin e punëve shtëpiake në krahasim me burrat.
Për fat të mirë, Gisele gjeti zgjidhje me një letër. Po ju, ç’keni në plan?
“Sipas saj, nuk po bëja pjesën time në familje,” tha ylli i futbollit amerikan.
Burimi: CNBC