Telegrafi

Edhe Rrahmani në PlayOff me Dinamon

Qendërmbrojtësi dhe golashënuesi i fundit i Kosovës, Amir Rrahmani, ka kaluar në Play-Off të Ligës së Evropës me ekipin e Dinamo Zagrebit.

Kjo e fundit ka eliminuar ekipin norvegjez Odd Grenland pas barazimit 0-0, përkatësisht rezultatit të përgjithshëm në semafor tregonte shifrat 2-1 për zagrebasit.

Rrahmani është futur sonte në lojë në minutën e fundit të takimit për të zëvendësuar lojtarin me rrogë më të madhe në historinë e futbollit kroat, algjerianin El Arabi Soudani.

Ky i fundit paguhet 1 milion euro nga kampioni i shumëfishtë kroat.