Telegrafi

Edhe rezultatet e Google tejkalojnë parashikimet

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar Google ka realizuar fitim neto prej 2.54 miliardë dollarësh apo 7.81 dollarë për aksion, që paraqet rritje prej 29 për qind për aksion krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nëse përjashtohen shpenzimet e kompensimeve aksionare dhe linjat tjera, çmimi ka qenë 8.75 dollarë për aksion.

Sa për krahasim, analistët të cilët i ka anketuar Thomson Reuters mesatarisht kanë prognozuar profit prej 8.09 dollarësh për aksion.

Të hyrat e përgjithshme janë ngritur për 26 për qind në 8.44 miliardë dollarë, thuhet në raportin financiar të cilin e transmetojnë agjencitë botërore të lajmeve.

Nëse largohen shumat të cilat Google i ndanë me partnerët, të hyrat kanë qenë 6.37 miliardë dollarë dhe është për 29 për qind më i madh në nivel vjetor. Analistët në këtë bazë kishin pritur të hyra prej 6.06 miliardë dollarësh. /Telegrafi/