Site icon Telegrafi

Edhe pse vazhdoi me Vëllaznimin, Ardian Mema jep dorëheqje nga drejtimi i skuadrës gjakovare

Pas një sezoni që konsiderohet i suksesshëm për Vëllaznimin, klubi gjakovar para një muaji kishte bërë të ditur se edhe zyrtarisht kishte vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Ardian Mema.

Mirëpo, vetëm pas një muaji klubi gjakovar sërish përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se trajneri Mema ka dhënë dorëheqje nga pozita si kryetrajner të Vëllaznimit.

Në njoftimin e klubit thuhet se dorëheqja e trajnerit ka ardhur si shkak i disa arsyeve personale.

“Trajneri Mema ka dhënë dorëheqje për arsye personale-familjare, kryesia e klubit e kanë pranuar me respekt dhe falënderim të thellë për kontributin e dhënë në skuadrën e KF Vëllaznimit.”, thuhet në njoftimin e KF “Vëllaznimi”.

Theksojmë që klubi gjakovar tashmë ka filluar përgatitjet për sezonin 2024/2025 duke nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me disa futbollistë që kanë qenë pjesë e ekipit edhe sezonin e kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version