Telegrafi

Edhe pse u eliminuan, Nuhiu krenar me futbollistët e Dritës për paraqitjen ndaj Antwerp

(Foto: Facebook/Drita FC/Lumi HD)

Ardian Nuhiu ka folur pas eliminimit të Dritës nga Antwerp në kuadër të Ligës së Konferencës.

Klubi Gjilanas është eliminuar nga gara më e re e UEFA-s, pasi janë mposhtur 2:0 ndaj Antwerp.

E pas ndeshjes është trajneri që u shpreh krenar me futbollistët e tij dhe me lojën që kanë treguar ata ndaj skuadrës belge.

Lexo po ashtu Drita eliminohet nga Liga e Konferencës, por me paraqitje dinjitoze ndaj klubit të mbushur me emra të njohur

“I falënderoj futbollistët na kanë bërë krenar”, ka deklaruar Nuhiu.

“Përball kishim një skuadër shumë të mirë me lojtarë të mëdhenj”.

“I falënderoj të gjithë për mbështetjen maskismale, dhe futbollistët tanë nuk i kanë zhgënjyer me paraqitjen”, përfundoi trajneri. /Telegrafi/