Site icon Telegrafi

Edhe pse do të jetë në Londër, Princi i kurorës saudite nuk do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman do të udhëtojë në Londër për të takuar Mbretin.

Megjithatë, ai nuk do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, raporton skynews.

Përfaqësues nga ministria e jashtme e Arabisë Saudite ka të ngjarë të marrin pjesë, por mbreti jo edhe Salman.

Lexo po ashtu Sa do të kushtojë funerali i Mbretëreshës Elizabeth II dhe kush do ta paguajë atë?

Theksojmë se Mbretëresha ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare gjersa ishte për pushime në Pallatin Blamoral në Skoci.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ua ka ndaluar ardhjen disa liderëve botërore duke përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, atë koreno-verior, Kim Jung-un si dhe bjellorus, Aleksandar Lukashenko.

Ndryshe, Kosovën do të përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të jetë prezentë në varrimin e së hënës, ku do të jetë edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj. /Telegrafi/

Exit mobile version