Më 30 maj, Robert Lewandowski u tha gazetarëve se do të fliste për të ardhmen e tij pasi të kishte përfunduar së luajturi për Poloninë në Ligën e Kombeve në qershor.
Por pavarësisht se luajti ndeshjen e tij të fundit të sezonit të martën, sulmuesi nuk ishte në gjendje të zbulonte më shumë për destinacionin e tij të ardhshëm.
“Kam premtuar se pas ndeshjes kundër Belgjikës do të them më shumë për të ardhmen time”.
“Ju lutem kuptoni se nuk mund të them asgjë të re”, ka thënë Lewandowski.
Lewandowski përfitoi nga paraqitja e tij me Poloninë më 30 maj për të deklaruar se koha e tij në Bayern Munich kishte marrë fund, ndërsa kishte shumë indikacione se do të bashkohej me Barcelonën.
Prej 15 ditësh të dyja palët kanë dërguar mesazhe përmes mediave, ndërsa Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Munich, ka kërkuar nga të gjithë të qetësohen dhe duket se lojtari ka bërë pikërisht këtë. /Telegrafi/