Site icon Telegrafi

Edhe pse po i vaksinon qytetarët, Serbia po sheh rritje të numrave me COVID-19

Sipas analizës së fundit, 4,157 raste të tjera të infeksionit me coronavirus janë identifikuar në Serbi.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe 16 njerëz të tjerë kanë vdekur.

Ka 4,301 pacientë në trajtim spitalor në të gjithë shtetin serb, nga të cilët 168 janë në aparate për frymëmarrje, raporton b92.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, një total prej 466,885 njerëz janë sëmurë dhe 4,475 njerëz kanë vdekur shkaku i coronavirusit.

Imunizimi masiv i qytetarëve po kryhet në Serbi. Deri më tani, gjithsej 1,495,674 qytetarë janë vaksinuar, ndërsa gjithsej 592,683 kanë marrë të dyja dozat. /Telegrafi/

Exit mobile version