Telegrafi

Edhe pse pësoi sulm në zemër, Casillasin do ta shohim në portën e Portos

Porto e ka regjistruar legjendën e Real Madridit, Iker Casillas si lojtar për sezonin e ri.

Spanjolli është përfshirë në listën e skuadrës së Portos, të cilën e ka dërguar në zyrat e Federatës së Futbollit të Portugalisë.

Kjo do të thotë se Sergio Conceicao është në gjendje të zgjedh mes dy portierëve në ndeshjen e parë kampionale kundër Gil Vicentes gjatë ditës së nesërme.

Më 1 maj, Casillas pësoi një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore të Portos. Ai më pas u pranua në spital, ku kryen një kateterizim. Që nga ajo kohë, 38-vjeçari po shërohet.

Casillas u bashkua me shokët e skuadrës më 1 korrik dhe më 15 korrik klubi konfirmoi se portieri do të bashkohej me ekipin stërvitës ndërsa vazhdon procesin e rimëkëmbjes.

Ndryshe, gardiani, i cili ishte kapiteni i Spanjës gjatë triumfit të tyre të vetëm në Kupën e Botës në vitin 2010, luajti 725 ndeshje për Real Madridin para se të bashkohej me Porton në vitin 2015. /Telegrafi/