Telegrafi

Edhe pse pa titull, Amazon nis prenotimet për librin e Steve Jobs

Ndonësë libri pritej të publikohej me titullin fillestar “iSteve: The book of Jobs”, gazetari dhe publicisti i njohur është në dilemë. Ai po mendon për diçka më të thjeshtë, për një titull që mbahet mend lehtë nga lexuesi: “Steve Jobs” nga Walter Isaacson.

Pavarësisht se libri pritet të publikohet më 6 Mars të vitit 2012, që tani ai është listuar në 50 librat që pritet të kenë më shumë shitje. Pronotimet për këtë libër autobiografik kanë nisur në Amazon.

Walter Isaacson, presidenti i Institutit Aspen, ish-drejtori i CNN dhe ish-kryeredaktori i “Time Magazine”, njihet si një ndër autorët më të mirë për librat autobiografik. Botimet e tij të mëparshme janë: “Biografia e Kissinger”, “Benjamin Franklin: Një jetë Amerikane” dhe “Ajnshtajni: Jeta e tij dhe Universi”. /Telegrafi/