Telegrafi

Edhe pse kishin injektuar vaksinën ‘Sputnik V’, tre mjekë në Rusi infektohen me COVID-19

Të paktën tre mjekë në Siberi që morën vaksinën ruse “Sputnik V” janë infektuar me COVID19.

Siç njoftojnë mediet ruse, këta mjekë e kishin marr vaksinën gjatë fazës së provave klinike.

Autoritetet që po merren me administrimin e vaksinës, kanë treguar se kanë zgjedhur një grup të mjekëve dhe të mësuesve në të gjithë vendin, ku po testohen në 40 mijë vullnetarë.

Zyrtarët në rajonin Altai raportuan se tre nga 42 mjekët që morën vaksinën “Sputnik V” janë infektuar me COVID-19. Altai është njëri ndër rajonet ne numrin më të lartë të të infektuarve me këtë virus.

“‘Sputnik V’ po përballet me mungesë të pajisjeve që mund ta vonojnë prodhimin masiv të tij”¸ kishte thënë presidenti rus Vladimir Putin në fillim të muajit nëntor.

Po ashtu, raportet thonë se zhvilluesit e vaksinës kanë ndaluar provat klinike për shkak të këtyre mungesave.

Gjatë javëve të fundit, një numër rekord i rusëve janë infektuar dhe kanë vdekur nga COVID-19.

Aktualisht sipas Worldometer, numri i përgjithshëm i rusëve që ishin infektuar nga COVID-19 ka arritur në 1,836,960 persona, nga të cilët 31,593 prej tyre kanë vdekur. /Telegrafi/