Telegrafi

Edhe pse ka marrëveshje në parim me Udinesen, Bologna nuk e lejon largimin e Blerim Xhemailit

Blerim Dzemaili (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Mesfushori shqiptar nuk do të largohet nga skuadra italiane e Serie A.

Blerim Xhemaili do të mbetet pjesë e skuadrës së famshme të Bolognas dhe nuk do të largohet edhe pse parimisht kishte një marrëveshje me Udinesen.

Ueb-faqja e njohur sportive, “calciomercato.com” ka raportuar se lojtari cilësohet si pjesë e rëndësishme e ekipit dhe se për momentin është bllokuar kalimi te bardhezinjtë.

Blerim Xhemaili (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Lojtari 32-vjeçar është kapiten te Bologna, ekip që po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit të Italisë.

Theksojmë se në këtë sezon deri më tani është paraqitur 17 herë për xhenovianët dhe nuk ka shënuar ndonjë gol.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Blerim Xhemailit

Ai karrierë ka bërë edhe te Montreali, Galatarasay, Genoa, Napoli, Parma, Torino, Boltoni e Zurichu.

Ndryshe, Xhemaili është pensionuar prej kombëtares helvetike të Zvicrës. /Telegrafi/