Site icon Telegrafi

Edhe pse ende nuk kanë humbje, Drenica ndërprenë bashkëpunimin me Megzon Visokën  

Drenica ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka dhe ndihmësin e tij Robert Gjeraj. 

Klubi nga Skenderaj kërkon rikthimin në elitën e futbollit kosovar dhe këtë sezon ka investuar shumë. 

Deri më tani Visoka ka arritur pesë fitore dhe tri barazime, ku me 18 pikë është në vendin e dytë pas Vëllaznimit që ka një pikë më shumë.  

“Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton opinionin futbolldashës, dashamirët, tifozët dhe qytetarët se është ndërprerë bashkëpunimi me marrëveshje dhe mirëkuptim të dyanshëm më kryetrajnerin Megzon Visoka dhe asistentin Robert Gjeraj”. 

“Klubi falënderon Visokën dhe Gjerajn për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i falënderon për punën dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe, duke ju uruar shendet dhe suksese në karrierë”, thuhet në komunikatën e Drenicës që përfundon me një falënderim për dyshen.  

Drenica ka në gjirin e saj disa futbollistë që kanë spikatur në vitet e fundit në futbollin kosovar. /Telegrafi/  

Exit mobile version