Site icon Telegrafi

Edhe pse e dërgoi Barcelonën në gjysmëfinale, Messi meritat ia jep skuadrës

Lionel Messi. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Barcelona ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Manchester Unitedin.

Lionel Messi shënoi dy herë për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

“Ishte spektakolare. Këta jemi ne. Ishim të ftohtë dhe nervoz në pesë minutat e parë. Nuk e di pse, por ne pastaj e morëm kontrollin e lojës”.

Lionel Messi, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Messi foli edhe për golat e shënuar.

“Ishte me fat [goli i parë]. Në të dytin kisha edhe më shumë fat. Gjëja më e rëndësishme është se kemi arritur atë që deshëm”.

Barcelona shpreson se mund t’i fitojë të tri garat këtë vit.

“Të shkojmë hap pas hapi, pak nga pak”.

Messi e De Gea. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“E kemi LaLigan, pro nuk mund të relaksohemi, pasi vjen gjysmëfinalja”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version