Kampionati kinez dita ditës po përforcohet me emra të mëdhenj.
Së shpejti në Kinë pritet transferimi i një tjetër lojtari nga Liga Premier.
Sulmuesi uruguaian, i Hull Cityt, Abel Hernandez ka pranuar një ofertë joshëse nga Kina.
Është skuadra Beijing Gouan që ka dorëzuar 18 milionë funte tek Hull City për transferimin e Hernandezit.
27-vjeçari do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me ekipin kinez ku do të fitojë rreth tetë milionë euro në stinor.
Hernandez i bashkohet kampionatit kinez dhe yjeve si Carlos Tevez, Axel Witsel, Demba Ba, Ezequiel Lavezi dhe të tjerëve. /Telegrafi/