Site icon Telegrafi

Edhe një vrasje në Serbi – biri vret babanë

Edhe një vrasje në shtetin serb pas dy krimeve masive që ndodhën ditëve të kaluara.

Një tragjedi familjare ka ndodhur sot në vendbanimin Iliçevo në Kragujevac të Serbisë, kur një djalë ka vrarë babanë e tij.

Lexo po ashtu Detaje të reja të masakrës në Serbi: Vrau njerëz që ishin në piknik, kopshtar e polic

Burri 54-vjeçar me inicialet R.N. ka vrarë babanë e tij 81-vjeçar, R.N, raportojnë mediat serbe.

I dyshuari është i sëmurë mendor dhe nuk dihen motivet e ngjarjes. Pas autopsisë së të ndjerit do të dihet edhe shkaku i vdekjes.

Lexo po ashtu Vrasja e nëntë personave nga adoleshenti serb - askush në botë në atë moshë nuk vrau më shumë njerëz

Së shpejti në vendin e krimit kanë arritur pjesëtarët e policisë së Kragujevcit dhe kanë arrestuar R.N. me dyshimin se ka kryer vrasje.

Ndryshe, Serbia gjatë kësaj jave është tronditur me dy krime masive, ku mbetën të vdekur 17 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version