Site icon Telegrafi

Edhe një studim thotë: Qeshni!

Në studim ishin përfshirë disa pacientë që vuanin nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe kishin nivel të lartë të kolesterolit në gjak, dhe nga ata është kërkuar të shikojnë filma komik nga gjysmë ore në ditë.

Pas dy muajsh është vërejtur zvogëlim i dukshëm i hormonit të stresit në organizëm, ndërsa pas katër muajsh është zvogëluar edhe niveli i ‘kolesterolit të keq’ (LDL), njërit nga faktorët paraprirës për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, ndërsa niveli i kolesterolit të mirë (HDL) ishte rritur.

“Të qeshurit me zë mund ta përmirësojnë qarkullimin gjakut, po aq sa edhe ushtrimet trupore, ndërsa qeshja e lumtur, optimizmi dhe shpresa, bëjnë që njerëzit të ndjehen më mirë dhe kjo ndikon pozitivisht në shëndetin e tyre”, shtojnë autorët.

Exit mobile version