Kristel Abazaj duket se nuk do të jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Anderlechti.
Sulmuesit të talentuar mund t’i bashkohet edhe mesfushori nga Struga, Pajtim Kasami.
Reprezentuesi zviceran ka pasur paraqitje mjaftë të mira këtë edicion me Sionin në Zvicër.
Por skuadra e tij ende nuk e ka siguruar mbijetesën dhe rrezikon rënien një kategori më poshtë.
Mediat zvicerane dhe ato belge kanë raportuar se Anderlecht po interesohet për Kasamin.
Madje gjigantët belg kanë dërguar disa agjentë në Zvicër për ta parë nga afër lojtarin në ndeshjen Sion – Lugano.
25-vjeçari ka një kontratë me Sionin deri në verën e vitit 2019 dhe mund të largohet për dy milionë euro.
Kasami gjatë karrierës së tij ka luajtur në shumë klube evropiane si Luzern, Bellizona, Liverpool, Lazio, Palermo, Fulham, Nottingham Forest e Olympiakos. /Telegrafi/