Michael Schumacher mbetet një ndër legjendat e gjalla të botës së garave të Formula 1.
Por, rreth pesë vjet më parë, piloti gjerman pësoi një aksident në aplet zvicerane, e cila gjë e bëri që marrë frymë vetëm në mënyrë artificiale.
Por, revista e mirënjohur gjermane në një artikull të publikuar së fundi, ka zbardhur edhe një anë jo të mirë të shëndetit të Schumit.
Sipas saj, 48-vjeçari ka humbur 14 centimetra në gjatësinë e trupit, ku nga 1,74 centimetra ka rënë në 1,60.
Gjithashtu raportohet se piloti ka rënë në peshë dhe aktualisht ka vetëm 45 kilogramë.
Schumacher që nga momenti i aksidentit është në gjendje kome, megjithëse disa herë u raportuar për përmirësim të gjendjes shëndetësore.
Kujtojmë se ditë më parë gruaja e Schumacherit, Corinna ka vendosur ta dërgojë për shërim gjermanin në SHBA.
Ndryshe, Schumi ka më së shumti tituj të fituar në Formula 1, duke triumfuar në shtatë kampionate. /Telegrafi/