Telegrafi

Edhe një futbollist shqiptar bëhet pjesë e Ligës së Evropës

Finalja e Kupës së Gjermanisë mes Eintracht Frankfurtit dhe Borussia Dortmundit më së shumti duket se e ka gëzuar Freiburgun.

Skuadra e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashit ka arritur që të sigurojë plasmanin në Ligën e Evropës.

Freiburgu ka zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm duke arritur të renditet në pozitën e shtatë.

E pas triumfit të Borussia Dortmundit, atëherë Freiburg ka arritur t’i bashkohet skuadrave tjera si Hertha Berlin dhe Koln që do të luajnë në fazën kualifikuese për në Evropa Ligë.

Abrashi ka pasur një stinor tejet të mirë duke zhvilluar 20 ndeshje në Bundesliga dhe ka shënuar një gol të bukur. /Telegrafi/