Kombëtarja e Italisë ndër vite ka natyralizuar edhe disa futbollistë.
Emerson Palmieri, Eder, Jorginho apo Pablo Osvlado janë vetëm disa nga futbollistët që janë natyralizuar nga Italia.
Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini tani po synon që ta grumbullojë mesfushorin brazilian të Napolit, Allan.
Mancini do të jetë nesër i pranishëm në San Paolo për të parë nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Sassuolos.
Pas ndeshjes trajneri italian do të bisedojë me futbollistin për t’i shprehur gatishmërinë ta grumbullojë nga muaji i ardhshëm në Kombëtaren Azzurre.
27-vjeçari është në Itali që nga vitit 2012 kur fillimisht luajti për Udinesen dhe tani te Napoli.
Mesfushori ka luajtur pesë ndeshje për Kombëtaren e Brazilit U20, ndërsa nuk u grumbullua asnjëherë nga skuadra e parë.
Mbetet të shihet nëse Allan do të pranojë ta përfaqësojë Italinë apo do të vazhdojë të pres një ftesë nga Brazili. /Telegrafi/