Afati kalimtar i janarit do të përfundojë sipas orarit që ka përcaktuar FIFA.
Skuadrat kosovare do të mund të transferojnë lojtarë deri më 31 janar.
Kështu së paku ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës përmes një mesazhi në ueb-faqen zyrtare, transmeton Telegrafi.
“Njoftohen klubet që afati kalimtar i dimrit për futbollistë do të përfundojë më 31 janar, andaj ftohen që të gjitha lëvizjet e futbollistëve t’i paraqesin me kohë në administratën e FFK-së në mënyrë që të shmanget tollovia në ditët e fundit të afatit kalimtar”.
Gjithashtu bëhet e ditur se tashmë selia e FFK-së ndodhet në objektin e ri, në afërsi të “Termokosit” dhe hotel “Victoria”. /Telegrafi/