Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka vlerësuar se pranimi i Kosovës sot në UEFA është një ngjarje e rëndësishme për shtetin tonë e posaçërisht për të ardhmen e futbollit kosovar.
“Tani e tutje, ekipet tona si dhe përfaqësuesja jonë në futboll do të jenë anëtarë të barabartë në familjen e futbollit evropian, ku do të prezantojnë në mënyrën më të mirë vlerat e popullit dhe shtetit tonë”.
“Sot, përgëzoj, gjithë sportistët, klubet sportive, përfaqësuesen, tifozët, federatën e futbollit të Kosovës dhe gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm për sportin tonë”.
“Një falënderim të posaçëm kam për të gjithë miqtë tanë që votuan, lobuan dhe ishin përkrah Kosovës në Kongresin e UEFA-së. Zoti ju ndihmoftë, fat, mbarësi e suksese!”, shkruhet në urimin e myftiut Tërnava. /Telegrafi/