Telegrafi

Edhe një mjet i dyshimtë afër hotelit të Borussia Dortmundit

Afërsisht një ora para ndeshjes afër autobusit të Borussia Dotmundit kishte tri shpërthime, ndërsa njëri goditi autobusin.  

Në këtë shpërthim u lëndua mbrojtësi Marc Bartra.

Pas kësaj ndeshja është anuluar, ndërsa është caktuar të zhvillohet nesër nga ora 18:45.

Po sipas asaj që shkruan Die Welt është raportuar edhe për një mjet të dyshimtë.

Ky mjet është gjetur nga policia gjermane në hotel ku qëndron skuadra verdhëezi.

Ende nuk ka detaje rreth kësaj. /Telegrafi/