Shkencëtarët pranë Fakultetit të Mjekësisë në Eastern Virginia në Norfolk, kanë grumbulluar të dhënat nga 43 studime ku ishin dokumentuar 28.000 raste të depresionit të baballarëve, nga tre mujori i shtatzënisë së gruas deri në ditëlindjen e parë të fëmijës.
Në përgjithësi, sipas rezultateve, 10% e baballarëve vuajnë nga depresioni, disa muaj para dhe pas lindjes së fëmijës.
Derisa dihet se 30% e femrave mund të sëmuren nga depresioni pas lindjes, shumë pak ka njohuri mbi gjendjen emocionale të meshkujve pasi bëhen prindër. /Telegrafi/