Specialistja e ushqimit, Henrietta Norton, thotë se kompania britanike “Healthy Direct”, ka arritur të prodhojë një çokollatë, e cila ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërta.
“Slimmer’s Diet Chocolate“, sipas Norton, përmban një numër shtesash, si për shembull artiçok, guaranë, çaj të gjelbër dhe emulgatorin e njohur me emrin lecitin. Të gjitha këto përbërës, çojnë në ‘shkrirjen’ e dhjamit në trup.
Studimet klinike, kanë treguar se personat që hanë këtë çokollatë, humbin mesatarisht 1.1 kilogramë në muaj. Përveç zvogëlimit të masës trupore, çokollata e ul edhe dëshirën për ëmbëlsira