Site icon Telegrafi

Edhe kjo ndodh në zgjedhjet e Serbisë: Një grua përpiqet të votojë për një tjetër person edhe pse filmohet nga kamera

Serbia po zhvillon sot zgjedhje të trefishta – lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Tashmë kemi hyrë në orët e fundit të zgjedhjeve në shtetin serb, të cilat janë shoqëruar edhe me incidente dhe probleme të ndryshme.

Një incident është regjistruar në një qendër të votimit në Beograd, kur një grua ka tentuar të votojë për një person tjetër.

Lexo po ashtu Dhunë e paparë gjatë zgjedhjeve në Serbi, publikohen pamjet e sulmit brutal ndaj politikanit opozitar Pavlle Grboviq

Gjegjësisht, siç pretendojnë nga qendra e votimit, ajo ka tentuar të votojë në vend të një personi tjetër dhe me forcë e ka futur fletën e votimit në kutinë e votimit.

Ndryshe, serbët e Kosovës me të drejt vote po votojnë në disa qytete të ndryshme të Serbisë pasi që qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e tyre në territorin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version