Telegrafi

Edhe kjo ndodh: Mbrojtësi me më së shumti gola te Liria

Qendërmbrojtësi i Lirisë, Visar Berisha, aktualisht është shënuesi më i mirë i skuadrës.

Ai, edhe pse luan në pjesën defanzive, ka shënuar tre gola deri më tani. Berisha njihet për kërcimet e larta në ajër dhe goditjet e sakta me kokë. Dy nga tre golat këtë edicion, i shënoi po me kokë.

Ndërsa, të shtunën, realizoi gol të rëndësishëm nga penalltia ndaj Gjilanit, duke sjellur tre pikë të rëndësisme skuadrës së vet.

Në këtë stinor Liria kishte huqur dy penallti (nga një me Drenicën e Trepçën ’89), ndërsa Berisha qëlloi sigurt të shtunën në portën e Malokut të Gjilanit.

Për të gjitha këto Visar Berisha thotë: “S’ka rëndësi kush shënon. Me rëndësi fituam dhe u bë mire për të gjithë”.

Ai shquhet edhe me goditje te fortë e precize nga distanca, pos lojës së sigurtë në vijën e fundit të mbrojtjes.