Site icon Telegrafi

Edhe KEK-u bënë thirrje për të përfituar nga falja e borxheve

Duke e parë se afati për faljen e borxheve ka hyrë në muajin e fundit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi, që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe t’i nënshkruajnë kontratat para skadimit të afatit më 2 shtator.

“Që nga nënshkrimi i Memorandumit në mes KEK-ut dhe KEDS/KESCO konsumatorët kanë filluar të drejtohen në zyrat e KESCO-s, dhe deri më tani janë nënshkruar mbi 21.000 kontrata (12 %) ndërsa, konsumatorëve të tjerë u mbeten pak më shumë se 20 ditë për të përfituar nga kjo mundësi”, thuhet në njoftimin e KEK-ut për media.

Pasi kjo varet nga vullneti i konsumatorëve, KEK-u inkurajon të gjithë konsumatorët të përfitojnë nga kjo mundësi që ua jep ligji për faljen e borxheve publike. “Sa më parë t’i drejtohen në zyrat e KEDS/KESCO për nënshkrimin e kontratave në të gjitha pikat anë e kënd Kosovës”. /Telegrafi/

Exit mobile version