Ministri i shëndetësisë, Anbumani Ramadoss, ka pohuar se afër 1/5 e vdekjeve në Indi vjen si pasojë e kësaj shprehie të keqe.
“Nuk dëshiroj të luaj rolin e policit ose mbrojtësit të moralit, vetëm se e kryej punën time. Si ministër i shëndetësisë kam përgjegjësi të nxis vetëdijesimin e popullatës dhe të shpëtoj rininë nga gjithçka që e dëmton shëndetin”, ka deklaruar Ramadoss.