Prognoza mujore: seks!
Ka diçka që vjen me kohën e ngrohtë që tek ne zgjon dëshirën që t’i heqim rrobat. Krahas kësaj, koha e këndshme bën çudira, andaj të gjithë dukemi më të freskët. Tani më në fund mund të vëreni që cili mashkull që rri afër banakut ka super bicepsë…
Seksi me dritare hapur është më i mirë
Pranë dritares së hapur në një natë të freskët pranverore seksi është i mrekullueshëm. Njeriu ndihet paksa si ekzibicionist.
Mu sikur verës… por pa u djersitur
Dihet që gjatë stinës së verës të gjithë çmenden pas seksit, mirëpo atëherë shpeshherë bëhet pengesë moti i nxehtë, për ç’shkak ndodh që dëshira shpejt të shuhet, gjë që nuk ndodh në pranverë!
Shirat e prillit dhe majit janë seksi
A ju ka ndodhur që me të dashurin të putheni në shirat pranverore, pa i hapur ombrellat? Provojeni, është shumë seksi.
Alergjia sezonale
Kur shfaqet alergjia sezonale, më me dëshirë do të qëndronit tërë ditën në shtëpi, madje të shtrirë në krevat… lakuriq. Shfrytëzojeni atë mundësi dhe mos shkoni në punë një po dy ditë, dhe kaloni kohën në krevat me personin e dashur.
Paraloja është më e gjatë
Sapo koha të përmirësohet, edhe paraloja mund të jetë e shumëllojshme dhe më e gjatë. Kujt do t’i shkonte mendja që dimrit të luante me copëza akulli?
Vetëbesimi rritet
Sapo të vëreni se si pranvera ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore por edhe në lëkurë dhe në flokë, edhe vetvetes i duken seksi dhe ftoni vetëbesimin.
Zgjohuni më herët
Sërish do të keni kohë dhe kushte për seks të mëngjesit, i cili, sipas shumicës, është më i miri, transmeton Telegrafi.
Mini fundi
Kush nuk do të ndihej më shumë seksi në fustan mini sesa në tuta? Nuk është për t’u çuditur që dimrit dëshira seksuale bie, sepse, kush do donte që nga vetja t’i hiqte gjithë ato shtresa rrobash?
Rrobat seksi
Sërish mund të vishni seksi rroba të brendshme në vend të pizhameve të trasha të dimrit, ndërkaq partneri juaj sërish me prekje mund të ndiej veshjet e buta të mëndafshit dhe dantellat…
Lule të freskëta
Në dyqane mund të blini lloje të ndryshme të luleve të freskëta, të cilat do të krijojnë romantikë në shtëpinë tuaj edhe me aromën edhe me pamjen e tyre.
Nga natyra nuk mund të iket
Pra, pranvera është sezoni i çiftimit dhe i shumimit, ndërkaq njeriu akoma është pjesë e natyrës. /Telegrafi/