Telegrafi

Edhe Higuain në listën e Mourinhos

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain është në listën e trajnerit të ardhshëm te Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Tekniku portugez tashmë ka përpiluar listën e lojtarëve që synon t’i blejë në tregun e verës. Ish-futbollisti i Real Madridit është njëri nga objektivat e Mourinhos.

Tjetër top lajm: Mourinho, 75 milionë euro për transferimin e parë, kush është ai?

Argjentinasi ka bërë një supe sezon me Napolin, duke qenë njëri nga futbollistët më meritor që napolitanët siguruan pjesëmarrjen direkte në Ligën e Kampionëve.

Raportohet se tashmë Mourinho ka kontaktuar me lojtarin, edhe pse Napoli nuk dëshiron ta shes Higuainin.