Site icon Telegrafi

Edhe gjashtë arsye që të masturboni KURDO që t’ju jepet rasti!

Nëse masturboni do të keni më pak probleme
Për femrat, vetëkënaqja pastron bakteret nga vagjina, nxit qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e inflamacionit të kanaleve të urinës, transmeton Telegrafi.

Sperma më e mirë, rrezik më i vogël nga kanceri
Gjithashtu, në mënyrë të ngjashme si edhe te femrat, meqenëse pastrohen kanalet e penisit zvogëlohet edhe rreziku nga kanceri i prostatës, i cili e sulmon çdo të katërtin mashkull të moshës mbi 65 vjeç.

Rreziku më i vogël nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut
Seksi është nevojë primare e njerëzve dhe si i tillë zvogëlon vështirësitë, stresin dhe shëron pagjumësinë. Të gjitha këto janë “çelës” i mungesës diabetit. Veç kësaj, gjysmë ore pas orgazmës niveli i shtypjes së gjakut bie dhe mbetet në atë gjendje një kohë të gjatë.

Imuniteti është më i mirë, ndërkaq depresioni më i vogël
Vetëkënaqja shton nivelin e hormonit kortizol, i cili rregullon punën e sistemit imunitar të organizmit. Gjithashtu, shton nivelin e hormonit endorfinë në gjak, andaj edhe shërben edhe si preventivë nga gjendjet e depresionit.

Mbron plleshmërinë
Edhe pse tingëllon si e pazakonshme, vetvetes nuk mundemi t’ia bartin sëmundjen gjenitale, andaj në fund të fundit me masturbim mbrohen organet riprodhuese.

Na bën dashnorë më të mirë
Njerëzit të cilët masturbojnë i njohin më mirë preferencat e veta seksuale, përkatësisht ato që u përshtaten në seks.

Vërejtje: Megjithatë, nuk është mirë të teprohet!
Masturbimi tepër i vrazhdë, tepër energjik dhe shumë i shpeshtë mund të shkaktojë irritim të lëkurës së penisit si edhe të klitorisit te femrat. Masturbimi tepër i shpeshtë mund të lëndojë rrugët urinare te meshkujt. /Telegrafi/
 

Exit mobile version