Site icon Telegrafi

Edhe fjalët dhembin

Edhe pse nganjëherë është kontradiktore, heshtja është argumenti më i fortë që e kemi:

Mos flisni, vetëm dëgjoni
Pasi ta keni dëgjuar se çfarë ka për të thënë i dashuri juaj, ndani pak kohë të mendoni rreth asaj se çfarë në të vërtetë ju ka thënë. A ia vlen në të vërtetë të grindeni dhe të fjaloseni, rreth një teme, rreth së cilës keni ‘ngecur’. Nëse përgjigjja është pozitive atëherë temën fillojeni kur të dyja palët të jeni të qetësuar.

Nuk do të ndiheni keq për atë që nuk e keni thënë
Nëse gjatë kohës sa jeni të zemëruar dhe mbani gojën mbyllur, më vonë nuk do t’i bini pishman pse keni mbajtur gojën e mbyllur, sepse fjalët që mund t’i thoni gjatë kohës sa jeni të zemëruar dinë të jenë shumë poshtëruese dhe përvëluese.

Frymëmarrja dhe numërimi
Para se të reagoni ashtu siç nuk do të dëshironit – merrni frymë thellë dhe numëroni deri në dhjetë. Në këtë mënyrë do të keni mundësinë që të ndani kohë të mjaftueshme për t’u qetësuar dhe për t’i zgjedhur fjalët që do t’i thoni. Ndoshta kur e gjithë kjo të përfundojë dhe do ta kuptoni se për çfarë në fakt jeni nervozuar, në fakt nuk ia ka vlejtur t’i shpenzoni nervat.

Heshtja nganjëherë është më e zëshme se sa vetë fjalët
Kur dy njerëz të grinden apo të fjalosen, zakonisht që të dy dëshirojnë të kenë të drejtë, prandaj shpeshherë ndodh që ana e kundërt të mos ju dëgjojë fare atë se për çfarë po flisni, por vetëm është e përqendruar rreth asaj se çfarë ai ka për të thënë. Nëse nuk dëgjoni njëri-tjetrin, atëherë kjo do të jetë e vështirë për t’ju shkuar për dore – ka shumë gjasa që gjatë kohës sa ju heshtni ana tjetër qo t’i rishikojë hapat e vet dhe do të mundohet saktë të kuptojë se ku ka gabuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version