Femrat në SHBA, Angli, Gjermani dhe Kinë kanë thënë se tërhiqen nga meshkujt që veshin tesha me ngjyrë të kuqe, edhe pse deri më tani është menduar se kjo ngjyrë i josh vetëm meshkujt.
Sipas femrave të anketuara anekënd botës, është nxjerrë përfundimi se “ngjyra e kuqe asocon në seks dhe në status më të lartë”.
Për këtë arsye, meshkujve u sugjerohet që së paku të vendosin kravatë të kuqe, nëse dëshirojnë të duken me vetëbesim në kontaktet me femrat dhe në bisedat e punës. /Telegrafi/