Telegrafi

Edhe fëmijët kanë nevojë për qetësi

Prindërit nuk duhet t’u blejnë fëmijëve të tyre lojëra të zhurmshme, si kuti muzikore, sirena, bateri, trombë etj.

Ekspertët rekomandojnë se pas një dite të ngarkuar, prindërit duhet të ndajnë së paku gjysmë ore relaks për gjithë familjen. Këtë gjysmë ore, secili anëtar i familjes mund ta shfrytëzojë në mënyrën e vet, por me kusht që ta kalojë në qetësi.

Fëmijët shumë shpejtë do ta kuptojnë se prindërit ngacmohen më pak pas këtij pushimi dhe janë të gatshëm që t’i dëgjojnë ata.

Pushimin nga zhurma e ofrojnë edh ecjet e rregullta nëpër pyje, ku fëmijët mund të relaksohen duke dëgjuar zërat e qetë të natyrës. /Telegrafi/