Telegrafi

Edhe Federata e Spanjës reagon për çështjen e fanellës së Piques (Foto)

Me të përfunduar ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Spanjës, mbrojtësi spanjoll Gerard Pique, u bombardua nga mediat, posaçërisht ato spanjolle, me akuzat se kishte grisur fanellën vetëm pse aty ishte flamuri i Spanjës.

Për këtë ka folur edhe lojtari pas takimit dhe i ka mohuar të gjitha dhe ka treguar arsyen pse ai kishte shqyer fanellën.

Lexo po ashtu Pique shpjegon pse flamuri spanjoll nuk ishte në fanellën e tij (Foto)

Me një komunikatë zyrtare ka dal edhe Federata e Futbollit të Spanjës, e cila doli n ë mbështetje të Piques.

“Duam të sqarojmë gjithçka rreth situatës së krijuar me fanellën e Pique-s. Federata e Futbollit e Spanjës dëshiron të sqarojë se fanellat me krah të gjata nuk kanë flamur të Spanjës. Federata dëshiron të tregojë se Gerrard Pique e ka gjithë mbështetjen tonë. Pique kishte shkurtuar fanellën në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Ai ka mbështetjen tonë”, shkruan Federata spanjolle në komunikatën për media. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ajo çfarë bëri Pique ndaj Shqipërisë po çmend të gjithë Spanjën (Foto)