Në ndeshjet e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve janë arritur disa rekorde.
Përveç Iker Casillasit dhe Dinamo Zagrebit edhe Borussia Dortmund ka arritur një rekord historik në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët kanë shënuar më së shumti gola gjatë fazës grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.
Pierre Emerike Aubameyang, Andrea Schurrle, Marko Reus, Mario Götze dhe bashkëlojtarët kanë arritur një rekord prej 21 golave në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, i cili është më i larti në historinë e ligës elitare evropiane për klube.
Vlen të theksohet se Dinamo Zagreb në gjashtë paraqitjet e deritanishme prej vitit 1998 në Ligën e Kampionëve ka shënuar vetëm 19 gola. /Telegrafi/