Pas tre vjet e gjysmë shumë gjëra përnjëherë “nënkuptohen”, “të dua” gjithnjë e më rrallë i dëgjojmë dhe ia themi njëri-tjetrit…
Faza “e muajit të mjaltit” ka afatin e kohëzgjatjes. Mesatarisht, pas tre vjet e gjysmë fillojmë t’i marrim gjërat si të mirëqena dhe shumë gjëra përnjëherë “nënkuptohen” fjalët “të dua” gjithnjë e më rrallë i dëgjojmë dhe ia themi njëri-tjetrit, ndërkaq gjumi bëhet më i rëndësishëm se seksi, transmeton Telegrafi.
Kur dashuria fillon të zbehet, partnerët gjithnjë e më shpesh shkojnë në shtrat në kohë të ndryshme, ndërkaq mbrëmjet kur janë përkëdhelur para televizori i takojnë së shkuarës – i zëvendësojnë të shumtën shikimi i serive të parapëlqyera.
Një hulumtim i fundit nga Slater and Gorfon Lawyers, ka dal në përfundimin se vitet e mëtejshme që mund t’i lëkundin themelet e lidhjes.
Studimi nisi vëzhgimin nga numri i madh të divorceve, për të gjetur arsyet pse çiftet ndaheshin.
Me mungesën e ekuilibrit, ndjenjave që humbin nga intensiteti, keqkuptimeve apo tradhëtitë e 24 përqind e çifteve të martuar, 41 përqind e atyre që bashkëjetojnë dhe 35 përqind e atyre që jetojnë më vete, nuk e festojnë vitin e 3-të të lidhjes.
Të dhënat tregojnë se çiftet kanë më shumë gjasa që të divorcohen në vitin e pestë të martesës pasi gjatë kësaj periudhe kanë fëmijë të vegjël, dhe koha për tu kujdesur për veten dhe marrëdhënien pakësohet. Gjatë kësaj kohe e kanë të vështirë të kombinojnë punën, me punët e shtëpisë, dhe probleme të tjera të përditshme.
Ndërsa përgjatë vitit të 7 të martesës problematikat në çift marrin zgjidhje por jeta kthehet në një rutinë.
Specialistët këtë periudhë e kanë cilësuar si ‘muri’ sepse çiftet përballen me një monotoni, dhe problemet financiare shtojnë konfliktet në familje. Ndaj po kaluat dhe ja hodhe dhe vitin e 7 ja dolët dashuria juaj mposht çdo problem.
I kujt është faji?
Për 54 përqind të të anketuarve, i rrjeteve sociale, që marrin kohën dhe hapsirën mes një çifti duke favorizuar kështu ndarjen.
79 përqind e të pyeturve ka deklaruar se kanë përdorur në mënyrë të shpeshtë rrjetet sociale si Twitter, Facebook apo Instagram, 34 përqind kanë rrëfyer të kenë humbur partnerin për fajin e këtyre rrjeteve sociale ose sepse kanë rivendosur kontakte me ish-in e tyre, ndërsa 12 përqind ka pohuar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale ka ndikuar në mospasjen e një jete të lumtur si çift.
Armiku i vërtetë duket të jetë interneti edhe pse për ironi, 36 përqind e çifteve kanë pohuar të jenë njohur përmes rrjeteve sociale dhe chat-eve. /Telegrafi/