Newcastle arriti të barazoi me Sunderlandin me rezultat 1-1 në Ligën Premier.
Golin e barazimit për vendasit e shënoi sulmuesi problematik Aleksandar Mitrovic, në minutën e 83-të takimit.
Sulmuesi serb është një nga lojtarët më problematik në kampionatin anglez dhe një episod i tillë ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Maceve të Zeza.
Në minutat shtesë të takimit ai pësoi një goditje në kokë dhe mjekët ekipit treguan se ai duhet të dal jashtë në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i tij dhe me këtë u pajtua edhe trajneri Rafa Benitez.
Por, kështu nuk mendoi Mitrovic, i cili dëshironte me çdo kusht të kthehej në fushë edhe pse trajneri dhe mjekët vazhdimisht ia shpjegonin se kjo nuk është e mundur dhe në fund me këtë u pajtua dhe ai.
Mitrovic u transferua te Newcastle nga Anderlechti, ku trajner e kishte Besnik Hasin. /Telegrafi/